Vdiq pasi kanë refuzuar t’i ndihmojnë për ta çuar në spital pas aksidentit (Foto/Video)

PUBLIKUAR

Mbrëmë në rrugën Ohër-Strugë në afërsi të kishës ‘Shën Erazmo’ ka ndodhur një aksident në mes një veture të markës ‘Yugo’ dhe një veturë ‘Mercedes’, ku kanë mbetur disa persona të lënduar dhe një ka vdekur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas aksidentit, një burrë i moshuar ka pësuar infarkt kardiak pasi djali i tij ka qenë pjesmarrës në aksidentin e rëndë.

Vozitësit përreth nuk kanë dashur ta çojnë në spital me arsyetimin se janë duke shpejtuar dhe nuk kanë kohë.

Nga ana tjetër, veturat e Ndihmës së shpejtë nuk kanë pasur vetura tjera në dispozicion pasi dy prej tyre kanë ndihmuar të lënduarit në këtë aksident.

Më vonë, një kalimtar rasti me veturën e tij e ka nisur për në spital qytetarin me sulm kardiak por ka qenë tepër vonë pasi sulmi e ka dëmtuar shumë zemrën.

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...