Erdogan: SHBA “të mos strehojë një terrorist” si Guleni

PUBLIKUAR

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se Shtetet e Bashkuara “nuk duhet të strehojnë një terrorist” siç është kleriku turk, Fethullah Gulen.

Turqia e fajëson Gulenin për përpjekjen për grushtshtet, në muajin korrik.

Gulen, i cili jeton në mërgim në Pensilvani qysh në vitin 1999, ka mohuar çdo përfshirje.

Uashingtoni ka thënë se do ta ekstradojë atë nëse Turqia sjell prova kundër Gulenit.

“Nëse SHBA është aleati ynë strategjik dhe partneri ynë në NATO, atëherë nuk duhet të lejojë një terrorist si Guleni të drejtojë organizatën e tij”, tha Erdogan në një intervistë për agjencinë Reuters.

Ai po ashtu foli edhe për Sirinë dhe tha se paqja e qëndrueshme atje nuk mund të arrihet pa largimin e presidentit Bashar al-Assad nga pushteti.

“E ardhmja e Sirisë duhet të përcaktohet nga populli i saj. Përse ky vrasës (Assadi) mbështetet nga disa shtete? Assadi nuk mund të jetë pjesë e ndonjë periudhe të tranzicionit. Bota duhet të gjejë zgjidhje që nuk e përfshin atë”, tha Erdogan, transmeton Evropa e Lirë.

Irani dhe Rusia janë aleatët kryesorë të Assadit dhe kanë qëndruar pranë tij prejse ka nisur kryengritja anti-regjim në vitin 2011.

SHIKO MË SHUMË

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit. Naftën...

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...