​Arjan Beqaj ka një mesazh për Shqipërinë dhe Kosovën

PUBLIKUAR

Arjan Beqaj, ish portieri i Kombëtares shqiptare, mendon se Shqipëria dhe Kosova duhet të vazhdojnë në rrugën e tyre

 

Arjan Beqaj rikthehet në Shqipëri, këtë herë si përfaqësues i Qipros. Ish gardiani kuqezi ishte i pranishëm në “Selman Stermasi” për sfidën eliminatore të vajzave 19-vjeçare të Shqipërisë dhe Qipros ku ndoqi nga afër ndeshjen e fundit të Grupit 4.

Edhe pse ai tashmë punon si trajner i portierëve në radhët e Kombëtares së Qipros, interesi për vendin e tij ka qenë përherë konstant. Në një intervistë ekskluzive dhëne për Supersport, Beqaj u ndal fillimisht te çështja e përfaqësimit të shqiptarëve nga dy skuadra në arenën ndërkombëtare, Shqipëria dhe së fundmi edhe Kosova.

41-vjeçari që është i pari kosovar i afruar në radhët e Kombëtares Shqiptare në vitin 1998 jep mendimin në lidhje me këtë temë.

“Në këtë moment kemi dy kombëtare dhe duhet të luajnë që të dyja. Mendimi im është se çdo futbollist duhet të bëjë atë që ndien pasi është një gjë tërësisht personale”, ka deklaruar prizrenasi.

Me fanellën kuqezi, Beqaj numëron 45 ndeshje dhe sigurisht që ai është një prej simboleve të Kombëtares Shqiptare. Debutimi në Euro 2016 ishte një moment emocionues për të ashtu si për shumë ish lojtarë që kanë nderuar fanellën e vendit të tyre, por nuk mundën të realizonin një ëndërr të tillë.

“Shqipërinë në europian e kam ndjekur dhe mund të them se përveç 20 minutave të para ndaj Zvicrës zhvilluan një garë pozitiv dhe ishin të pafat që nuk arritën të kualifikoheshin në turin tjetër”, ka theksuar ai.

Gardiani i lindur në Prizren synon që në të ardhmen të bëhet trajner, ndërsa bën një koment edhe për numrin 1 të Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha duke theksuar se ai është bërë një  pikë referimi.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...