Në Komunën e Skenderajt janë mbi 1100 familje që ndodhen në skemat sociale, por ka edhe shumë familje të tjera, të cilat jetojnë në skamje, e që janë larguar nga skemat, për shkak se në ATK janë gjetur të dhëna se disa nga anëtarët e këtyre familjeve kanë burime të tjera financiare
Duket si shtëpi, por në të vërtetë është një kasolle, në të cilën jeton krejtësisht e vetmuar. Në derën e shtëpisë së ndërtuar larg shtëpive të fshatit, me kontributin e banorëve të Tërnavcit, rrallëkush troket, përveç kur dikujt i bie në mend që ta ndihmojë për ndonjë gjë, shkruan Zëri.
Hyra Tahiri, 78 vjeçe nga Tërnavci i Skenderajt, po priste që dikush t’ia hapte derën për t’i ndihmuar. Ajo thotë se njerëzit e vullnetit të mirë asaj i kanë dalë në ndihmë në vazhdimësi sidomos para festeve.


