Pak shpresa nga takimi me kryeministrin

PUBLIKUAR

Ekspertët e pavarur nuk shpresojnë shumë se takimi i kryeministrit Mustafa me liderët opozitarë do të sjellë zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi. Ndërsa, analistët politikë shpresojnë se në këtë takim mund të merren vesh për dërgimin e marrëveshjes në Arbitrazh.

Qeveria dhe opozita pritet të mblidhen në ditët në vijim për të diskutuar edhe një herë rreth Marrëveshjes së Demarkacionit.

Kjo me iniciativën e kryeministrit Isa Mustafa dhe më pastaj me aprovimin e partive opozitare, shkruan “Zëri”.

Mirëpo edhe këto bisedime janë “të projektuara” për të dështuar, sepse, sipas ekspertëve nuk ka fakte të reja për t’u prezantuar në këtë mbledhje.

Siç vlerësojnë ata, faktet që paraqesin të vërtetën tanimë janë prezantuar nga ana e tyre e jo nga Qeveria. Ata thonë se thirrja e kësaj mbledhjeje ka të bëjë me çështje politike, por assesi me çështje profesionale.

Pavarësisht kësaj, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës thonë se për çështje që kanë të bëjnë me demarkacionin do të bisedohet vetëm me fakte. Sipas tyre, duhet shikuar gjithmonë interesi nacional dhe ai i qytetarëve.

Ndryshe prej ekspertëve të pavarur, njohësit e çështjeve politike në Kosovë mendojnë se ekziston mundësia që nga takimi i ardhshëm mes pozitës e opozitës të arrihet një kompromis, qoftë edhe duke e dërguar marrëveshjen në Komisionin e Arbitrazhit.

SHIKO MË SHUMË

Hashim Thaçi falënderon për mbështetjen që iu dha dje, bën thirrje që përgjigja ndaj verdiktit të jetë paqësore

Avokati kroat, Luka Misetic, në emër të ish-presidentit Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për...

Kurti takon Hamzën, flasin për rrugët e korrigjimit të vendimit të Hagës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim kryetarin e Partisë Demokratike...

Vendimi i Speciales, Cakolli: E papranueshme që institucionet s’po e trajtojnë këtë çështje, të zhytur në përplasje partiake

Eugen Cakolli, duke reaguar lidhur me vendimin dënues të speciales ndaj ish-krerëve të UÇK’së,...