Arkani i gjallë? Fotot shokuese nxisin valë të spekulimeve në Ballkan! (Foto)

PUBLIKUAR

Krimineli i njohur serb Zheljko Razhnjatovic i njohur si Arkani është pa dyshim një nga figurat më të tmerrshme që ka njohur ndonjëherë Ballkani.

Vdekja e tij në vitin 2000 ishte shumë e mistershme dhe ende sot mbetet enigmë se si është e mundur që nuk u dhanë asnjëherë detaje për vdekjen e tij, madje edhe vetë bashkëshortja e tij Ceca nuk kishte lejuar që ta shikonte askush trupin e tij të pa jetë, madje as fëmijët.

Shumë teori konspirative bëjnë të dyshohet se ai mund të jetë ende gjallë diku, dhe se vdekja e tij mund të ketë qenë vetëm një sajesë.

Dyshimet e tepërta i rrisin disa fotografi të realizuara në një nga koncertet e këngëtares Ceca, të mbajtur në “Top Hill” në Budvë të Malit të Zi, me datë 14 gusht të këtij viti, të cilat shfaqin një person i cili në dukje ngjason tmerrësisht me kriminelin e njohur.

Në fotografitë e siguruara nga Telegrafi shihet qartë se një nga personat e pranishëm ngjason aq shumë me të, sa që pa asnjë mëdyshje mund të cilësohet si sozia e Arkanit.

Pak metra larg atij burrit e pranishme ka qenë edhe vajza e këngëtares Ceca, Anastasija Razhnjatovic, gjë që ngrit edhe më tepër dyshimet se Arkani mund të jetë ende gjallë larg syrit të mediave, por gjithnjë afër familjarëve në mënyrë diskrete.

I çudtishëm vazhdon të jetë fakti edhe se Ceca për 16 vite pas ‘vdekjes’ së ish-bashkëshortit nuk është parë asnjëherë në shoqërinë e ndonjë mashkulli tjetër, apo të ketë qenë në ndonjë lidhje dashurie.

Teoritë konspirative sillen vërdallë, teksa mediat serbe vazhdojnë hulumtimet mbi identitetin e tij, apo mos ndoshta është vetë Arkani? /Telegrafi/

arkan3

Personi i pranishëm në koncertin e Ceces që në dukje i ngjan tmerrësisht Arkanit

arkan2

arkan1

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...