Udhëheqësi i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se vetëm rinia mund ta shpëtojë Kosovën nga keqqeverisja.
AKR është e vendosur që të vihet në dispozicion të rinisë, ka thënë Pacolli, gjatë Kuvendit zgjedhor të Forumit Rinor të degës së partisë në qytetin e Lipjanit, bën të ditur një komunikatë nga AKR’ja.
“Ne do ecim përpara bashkë, pa limite për një jetë me të mirë për të gjithë dhe ne jemi ata që do t’ia kthejmë dinjitetin kësaj rinie”, deklaroi Pacolli, para një numri të madh të të rinjve, të cilët kishin ardhur ta përcjellin Kuvendin.
Në prani të 237 delegatëve, me shumicë votash, kryetar i Forumit Rinor të AKR’së në Lipjan u zgjodh Bekim Olluri.
“Akr-ja me ju do të këtë një rrugëtim shumë të gjatë dhe do të jetë shumë e fuqishme, kemi vendos që krejt kohen tonë ta lëmë në dorën e rinisë, sepse ju keni ardhmërinë në duart e juaja ardhmërinë e një shekulli që e quajnë mileniumi i tretë që është shumë i rëndësishëm dhe do ta përjetoni këtë deri në fund”, tha Pacolli.
Lideri AKR-së dha një mbështetje të fuqishme Koordinatorit të AKR-së në Lipjan, Sabit Pacolli ku para forumit rinor foli për angazhimin e tij që do ta ketë në Lipjan, dhe se ky angazhim do të jetë shumë i fuqishëm./LipjaniNews.com/


