Veterani i luftës mbijeton duke mbledhur kanaçe

PUBLIKUAR

Bashkim Ceroviku, i cili thotë se është nga veriu i Mitrovicës, sepse nuk e pranon emërtimin Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut, është njëri nga shumë hallexhinjtë që në Pejë jeton tani e gjashtë muaj nga grumbullimi i kënaçeve dhe skarpit, por është më i veçantë nga të gjithë ata hallexhinj, ngase ai ishte pjesëmarrës i Ushtrisë çlirimtare kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni, ishte i rreshtuar me pushkë në dorë në Brigadën 113 “Ismet Kumanova”.

Ai thotë se në Debellde u burgos gjatë luftës në Maqedoni, ngase bartte të plagosur për në Kosovë dhe sipas tij nga KFOR-i u mbajt për dy vjet në burg.

Thotë se Ali Ahmeti nuk ua ka rregulluar shumicës statusin e veteranit dhe se tani kam mbetur rrugëve, për të jetuar nga skarpi dhe kënaçet që i grumbullon gjatë ditës.

Për të arritur në lagjen e ‘Karagaçit’, aty ku është shkolla ‘Vaso Pashë Shkodrani’ dhe ish-hoteli ‘Karagaçi’, është një copë rrugë me një tatëpjetëve të theksuar, e cila për ata që bartin diçka apo shtyjnë ndonjë karrocë nuk është fare e lehtë. Gjersa një pasdite të vonë ngjitesha asaj rruge, pak pa arritur te shkolla, takova një burrë që kishte një karrocë përpara e që ishte ndalur të pushojë pak, ngase karroca dukej e ngarkuar.

“Jeta të detyron të bësh shumëçka që nuk është as e lehtë”, thotë ai.

Ceroviku, i cili u shpreh se që gjashtë muaj ka ardhur së bashku me bashkëshorten e tij në Pejë për shkak se, siç u shpreh, Peja është nëna e fukarasë. Këtu njerëzit janë të mirë, duan të ndihmojnë”. Bashkimi është i hidhëruar në eprorët e tij.

“Ali Ahmeti nuk na e rregulloi shumicës nga ne statusin e veteranit, ani pse ne nuk kishim shkuar të luftojmë për të, por për trevat tona shekullore, që shqiptarët që jetojnë aty të jenë zot në shtëpitë e tyre. Atje ishim të gatshëm të japim jetën”, u shpreh Bashkimi.

“Ne në atë luftë nuk kemi shkuar për dekorata e as përfitime, por as nuk e kemi merituar ketë tretman në shoqëri, as në Kosovë e as në Maqedoni. Tani kam mbetur rrugëve për të jetuar nga skarpi dhe kënaçet që i grumbulloj gjatë ditës. Ndoshta duket e pakapshme, por ky është realiteti i Kosovës, ani pse disa nga shokët e mi shëtisin me xhipa të zinj, kurse unë po e shtyj këtë karrocë të improvizuar me skarp dhe kënaçe”, thotë ai./Kosova Sot/

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...