​Nuri Seferi ‘godet’ Luan Krasniqin: Shqiptarët se kanë zakon ta shesin shqiptarin (Video)

PUBLIKUAR

Nuri Seferi duket se është i zhgënjyer nga boksieri Luan Krasniqi

 

Boksieri Nuri Seferi mbrëmë humbi nga turko-gjermani, Firat Arslan në duelin për titullin Evropian WBO në peshën cruiser.

Ai duket se ka mbetur i zhgënjyer nga legjenda e boksit, Luan Krasniqi, i cili ishte në anën e Arslan dhe dëshironte fitoren e tij.

Seferi fillimisht përmes një postimi në Facebook ka thënë se, ai e mban kokën lartë, pasi nuk e ka tradhtuar idealin e as flamurin, e Luanin në anën tjetër dihet se ka mbrojtur ngjyrat e Gjermanisë.

Ai po ashtu ka postuar një skenë të filmit Nëntori i Dytë, ku tentohet arrestimi i Ismail Qemalit, pak orë para shpalljes së pavarësisë.

Në atë skenë, Qemali në një pjesë thotë: ‘Shqiptari nuk e ka zakon ta shes shqiptarin’ dhe kjo pjesë mund të jetë pikërisht për Krasniqin. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...