Sulm vetëvrasës në një xhami, të paktën 36 persona të vrarë

PUBLIKUAR

Në veriperëndim të Pakistanit, ku nga një sulm vetëvrasës në një xhami u vranë të paktën 36 persona, është vendosur masa e shtetrrethimit.

Sulmi ka ndodhur gjatë lutjeve të së premtes në një xhami në qarkun fisnore Mohmand, njofton Radio Europa e Lirë.

Të paktën 29 persona të tjerë janë plagosur nga sulmi në fshatin Pai Khan. Rreth 200 besimtarë ishin brenda xhamisë në kohën kur ndodhi sulmi.

Jamaat-ut-Ahrar, që është një fraksion i shkëputur i talibanëve, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ky grup gjithashtu kishte marrë përgjegjësinë për sulmin në një zyre të avokatëve në Quetta, ku u vranë 73 persona më 8 gusht.

Kryeministri pakistanez, Nawaz Sharif ka dënuar sulmin dhe ka thënë se qeveria do të vazhdojë luftën kundër ekstremistëve.

SHBA po ashtu ka dënuar këtë sulm dhe ka inkurajuar Islamabadin që të vazhdojë të luftojë kundër terrorizmit.

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen armë dhe municion në Malishevë

Stacioni Policor në Malishevë, përmes rrugëve operative ka pranuar informata lidhur me posedim të...

Haradinaj i përgjigjet Natyra Kuçit: Nëse ke prit që dikush me dhezë zjarrin e ti t’i frysh, e ke gabim

Pas deklaratës së Natyrë Kuçit në Kosova Live në T7, Nasim Haradinaj ka reaguar...

Natyra Kuçi e ashpër me Nasim Haradinajn: Jo more pse me u qetësu, nuk jemi të qetë jemi të mllefosur, le ta marrë vesh...

Natyra Kuçi ka kritikuar Nasim Haradinajn për qasjen e tij gjatë protestës pas aktgjykimit...