Gazetarëve rus u ndalohet hyrja në Kosovë për pesë vitet e ardhshme

PUBLIKUAR

Gazetarët rus që ishin arrestuar mbrëmë në Kosovë, saktësisht në në Hoçë të Madhe Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, janë gjobitur me nga 200 euro për person dhe u është ndaluar që të hyjnë në shtetin e Kosovës për pesë vitet e ardhshme.

Ndërsa arrestimi i tyre ishte konfirmuar edhe nga autoritetet e sigurisë ku, sipas tyre, dy gazetarët rus dyshoheshin se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

“Autoritetet e Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës janë duke trajtuar rastin, përderisa personat e ndaluar janë duke u mbajtur në qendrën për të huaj deri në vendimin e ardhshëm apo largimin e tyre nga Kosova. Të gjitha vendimet e mëtejmë do të ndërmerren konform ligjeve të aplikueshme në fuqi”, ka thënë për “Indeksonline”, Daut Hoxha, zëdhënës i PK-së.

Kurse sipas Sputnik, gazetarët nuk kanë marrë ende paratë dhe nuk munden të paguajnë dënimin, përderisa duke pritur për disa persona zyrtarë nga autoritetet që të sjellin të hollat dhe të paguajnë dënimin e tyre.

Sipas informacioneve pas kësaj procedure pritet që gazetarët në shoqërimin e policisë të kalojnë në Merdare, ku sipas të dhënave duhet të kenë avokatët serbë me vete, transmeton Indeksonline.

Sipas ‘Sputnik’ avokati Goran Petronijeviç, ka thënë se procedura e lirimit të tyre nga paraburgimi duhet të ketë një ekip të avokatëve serbë të cilët janë të licencuar për të operuar në Kosovë, si dhe me një ekip tjetër të avokatëve duke pritur  në vendkalimin në Merdare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa është theksuar se gazetarët kanë qenë të sigurt gjatë paraburgimit të tyre në Prishtinë

SHIKO MË SHUMË

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...

19 zyrtarë të rinj policorë fillojnë detyrën në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren

Më datë 09.11.2026, 19 zyrtarë të rinj policorë kanë filluar detyrën në kuadër të...

​A do të lirohen sërish derivatet e naftës, flet kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve

Çmimet e derivateve të naftës në Kosovë kanë shënuar rënie gjatë ditëve të fundit. Naftën...