Xhavit Haliti: Opozita mendoi që me demarkacion të bëjë revolucion

PUBLIKUAR

Xhavit Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo brenda koalicionit qeverisës, thotë për Radion Evropa e Lirë se çështja e Demarkacionit me Malin e Zi është politizuar skajshmërisht.

Marrë parasysh ato që kanë ndodhur tash e një vjet, sipas tij, kjo çështje kërkon konsensus politik.

“Tani, ne kemi hyrë në një fazë të re. Ndoshta opozita ka menduar që ‘ja, po e bëjmë një revolucion të vogël dhe po hymë në zgjedhje, sepse po e kërkojmë ne’. Ndërsa, pushteti ka një qëndrim krejt tjetër. Çështja e Demarkacionit nuk është dhe nuk duhet të lidhet as me zgjedhjet e reja, as me interesat e ngushta të lidershipit e as me interesat partiake në Kosovë. Ajo është çështje, e cila duhet të bëhet, por duhet të bëhet mirë, të analizohet dhe studiohet mirë dhe duhet të sillet në Kuvend për t’u votuar”, ka thënë Xhavit Haliti.

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...