Flamuri i ISIS-it vendoset në semafora në Prishtinë!

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës gjatë një patrullimi në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë të enjten në mëngjes ka gjetur një flamur të ISIS-it, shkruan “Zeri.info”.
Sipas një raporti policor, të cilin e posedon “Zëri”, një flamur me simbole religjioze ishte vendosur në shtyllë të semaforave, me një mbishkrim në gjuhën arabe, raporton “Zeri.info”.

“Dyshohet se flamuri kishte simbole të organizatës terroriste ISIS. Në vendin e krimit, njësiti policor kundër terrorizmit e ka bërë egzaminimin e kamerave, të vendosura në ndërtesat përreth, ku kanë vërejtur tre të dyshuar me pantollona të shkurtëra duke e vendosur flamurin e ISIS-it në shtyllën e semaforave”, shkruan mes tjerash në raportin policor që e posedon “Zeri”.

Policia ende nuk e ka arrestuar askënd për këtë rast./ Zëri.info/

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...