Simeone redukton kontratën e tij me Atleticon

PUBLIKUAR

Diego Simeone ka bërë thirrje për qetësi pas konfirmimit të lajmit se kontrata e tij Atletico Madrid ishte reduktuar për dy vite.  

Trajneri argjentinas, i cili ka qenë në krye në skuadrës nga Calderon që nga viti 2011, ka konfirmuar se kontrata e tij tani do të skadojë në vitin 2018 dhe jo në vitin 2020.

Por, Simeone këmbëngul se vendimi është marrë në interesin më të mirë të klubit dhe kjo nuk vjen nga arsyeja se nuk dëshiron ta menaxhoj klubin nga kryeqyteti spanjoll, pasi nëse do donte ai do ta kishte lënë tashmë

“Ne kemi folur me klubin dhe e kemi marrë vendimin më të mirë për klubin. Kemi vendosur këtë aleancë, situata është e njëjtë si ajo që ka qenë. Qëndroni të qetë -ne jemi në rregull!”, ka thënë Simeone gazetarëve përpara ndeshjes ndaj Sporting Gijon, transmeton Telegrafi.

“Është normale që kjo është e prezantuar ndryshe nga gjendja reale, por kjo nuk do të më shqetësojë mua. Unë jam udhëzuar nga dy gjëra, koka dhe zemra ime”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...