Plagosje para Parlamentit shqiptar (Video)

PUBLIKUAR

Një plagosje ka ndodhur në një lokal para Parlamentit në qendër të Tiranës.

Burimet e policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për një vetëplagosje.

Mësohet se dy të rinj me inicialet R.M dhe M.Xh kanë qenë ulur në një lokal para godinës së Parlamentit dhe njëri prej tyre është vetëplagosur me armën që kishin me vete, shkruan Panorama.al.

Mësohet se arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme.

Burimet thanë se është vetëplagosur në këmbë shtetasi me inicialet R.M.

Misteri qëndron se çdonin dy të rinjtë në lokal të armatosur teksa hetimet e policisë pritet t’i japin përgjigje kësaj pyetje.

Ndërkohë një video rreth kësaj ngjarje është publikuar nga koordinatorja për media e e PD-së, Silvi Bardhi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...