Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka njoftuar se i gjithë kontingjenti i vaksinave kundër sëmundjes gungore të lëkurës së gjedheve është shpërndarë në gjithë territorin e vendit dhe që nga nesër do të fillojë vaksinimi.
“Pa dyshim ky është një lajm të mirë për të gjithë ata që mbajnë gjedhe, sepse me këtë do të parandalohet përhapja e mëtejmë e kësaj sëmundje që ka prekur të gjitha vendet e rajonit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Krasniqi më tej ka siguruar të gjithë ata që kanë pësuar humbje nga fondi i gjedheve nga kjo sëmundje do të kompensohen nga fondi që ka ndarë ditë me parë Qeveria e Kosovës.
“Ne do të jemi në koordinim të vazhdueshëm edhe me AUVK-në që të nisë së shpejti edhe procesi i verifikimit të ngordhjeve dhe menjëherë të bëhet edhe kompensimi,
, transmeton ORAinfo
Dua të falënderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar që kjo sfidë të tejkalohet lehtë, duke evituar pasojat më të mëdha”, ka shkruar ministri Krasniqi.


