Skena të frikshme në Ligën e Evropës, lojtari i Az Alkmaar mbetet pa ndenja (Video)

PUBLIKUAR

Futbollistët e skuadrës holandeze, AZ Alkmaar kanë përjetuar skena prekëse që do ti mbajnë mend gjatë në ndeshjen e zhvilluar kundër Dundalk, e vlefshme për Ligën e Evropës.

Klubi holandez po luante kundër irlandezëve të FC Dundalk në ndeshjen e Ligës së Evropës që në fund përfundoi me rezultat të barabartë 1-1.

1

Megjithatë, në minutën e 60-të, sulmuesi 26-vjeçar, Stijn Wuytens, godet topin me kokë dhe shënon gol, por nga përplasja me portierin Gary Rogers përfundon në tokë pa ndjenja, shkruan Telegrafi.

Kjo gjendje e Wuytens shkaktoi momente paniku dhe pasigurie tek të gjithë që nisën të luteshin për belgun derisa bashkëlojtarët e tij filluan të qajnë.

4

Por, pas pesë minutash atij i kthehet ndërgjegjja pasi  transportohet jashtë fushe në drejtim të spitalit, ku mjekët diagnostifikojnë që ka pësuar goditje, por pa rrezik jete, duke evituar kështu më të keqen. /Telegrafi/  

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...