Papadopoulou dhe Hoxha bisedojnë për sundimin e ligjit në Kosovë

PUBLIKUAR

Shefja e Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou, në vazhdën e takimeve të saj me partnerët vendës dhe ndërkombëtarë në Kosovë, sot është takuar me Ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha.

Gjatë takimit, Papadopoulou nënvizoi se bashkëpunimi i EULEX-it me Ministrinë e Drejtësisë do të vazhdojë, me theks synimin e ndërsjellë për zhvillimin dhe implementimin e sundimit të ligjit.

Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë qenësore të sundimit të ligjit në arritjen e qëllimit të përbashkët të një shoqërie demokratike, multi-etnike të bazuar në parime dhe në përputhje me aspiratat evropiane të Kosovës.

Papadopoulou, po ashtu e ka falënderuar ministren Hoxha për rezultatet e shkëlqyera të arritura në bashkëpunim të ngushtë me EULEX-in në detyrën e saj si Ministre, duke shpresuar se kjo punë e mirë do të vazhdojë.

Të dyja, Shefja e EULEX-it dhe Ministrja Hoxha janë pajtuar që të bashkërendojnë më tutje aktivitetet e përbashkëta në mes të institucioneve të drejtësisë vendëse dhe EULEX-it, me qëllim të avancimit të sundimit të ligjit në Kosovë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...