Shpërndahen ‘lapsat’ e ri të insulinës: Pacientët ankohen për manualët në gjuhën angleze (Foto)

PUBLIKUAR

Një grup i pacientëve që vuajnë nga diabeti, janë ankuar për ‘lapsat’ e ri të insulinës, sepse manualët e tyre janë të shkruara tërësisht në gjuhën angleze.

Medikamentet që iu ka shpërndarë Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Pejë, tani kanë një mënyrë tjetër përdorimi, transmeton Telegrafi.

Por, ata po kanë problem me pajisjen e re, sepse nuk përshkruhet mënyra e përdorimit në gjuhën shqipe, megjithëse procedura është e ilustruar.

“Shumica nga ne nuk e dimë gjuhën angleze, kurse lapsat e ri po duken se janë më vështirë të përdoren. Sikur të mos e marrim dozën si duhet, ne mund të kemi probleme serioze” ka thënë njëri nga pacientët në kushte anonimiteti. /Telegrafi/

Shpërndahen lapsat e ri te insulines Pacientet ankohen per manualet ne gjuhen angleze foto 2

SHIKO MË SHUMË

Kanosi gruan me mjet të mprehtë, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Obiliq

Një person është arrestuar në Obiliq nën dyshimin se ka kanosur një grua me...

Kurti i fton avokatët kosovarë në Francë që të punojnë si prokurorë në Kosovë: Do të kisha qenë shumë i interesuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Paris, ka takuar një grup të...

Incident në një lokal në Pejë, dy persona fyejnë një grua dhe përleshen me policinë

Dy persona janë arrestuar në Pejë, pasi fillimisht kishin fyer një grua në një...