Vucic rreth marrëveshjes për targat: Veturat e shqiptarëve i sjellin të mira Serbisë

PUBLIKUAR

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic ka folur në Paris rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi. të arritur në Bruksel, për targat e veturave.

 

Kryeministri serb ka thënë se çështjet e dialogut me Prishtinën  duhet të shkojnë përpara.

Ai ka thënë se marrëveshja është në interesin e shqiptarëve dhe serbëve, përcjell në shqip Gazeta Express.

“Do të vazhdojmë që me targat tona të shkojnë në territorin tonë (Kosovë), kështu vlerësojmë ne, ata këtë e shohin e ndryshe. Me disa letër ngjitëse të bardha do të kemi më shumë vetura të tyre, për të cilat jam i sigurt se na sjellin të mira, do t’u shesim më shumë mall shqiptarëve dhe njëkohësisht nuk kemi humbur asgjë nga të drejtat e serbëve që i kemi pasur më herët” ka thënë Vucic. /GazetaExpress/.

SHIKO MË SHUMË

KRU paralajmëron ndërprerje të ujit në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se një operator ekonomik do të zhvillojë punime...

Djali i Kadri Veselit pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka...

“Më ka thirrë edhe dje, mirë po ndjehet” – Vëllai i Jakup Krasniqit, përkundër se në moshë të shtyrë i bashkohet protestës

Sot është duke u zhvilluar protesta në Prishtinë, e thirrur nga OVL-UÇK, kundër vendimit...