Aktakuzë ndaj pesë hoxhallarëve për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes

PUBLIKUAR

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër pesë të pandehurve, imamë dhe hoxhallarë.

Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë për shkak të veprave terroriste, nxitje të urrejtjes janë: B. R. ish imam në xhaminë afër Termokosit në Prishtinë, I. B. hoxhë nga Prizreni, E. G. kryeimam nga Peja, M. M. imam nga Prizreni dhe të pandehurit F. R.

“Sipas aktakuzës të pandehurit: B. R. dhe I. B. me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale: Shtytja për kryerjen e veprave terroriste, nga neni 141 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Të pandehurit E. G. dhe M. M. po ashtu sipas aktakuzës kanë kryer veprën penale: Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik, nga neni 147 par. 2 lidhur me par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërkaq të pandehurin F. R. aktakuza e ngarkon me kryerjen e veprës penale: Thirrje për rezistencë, nga neni 411 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndaj të pandehurve të tjerë të përfshirë në këtë çështje penale, në mungesë të provave është marrë Aktvendim për pushimin e hetimeve.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cili i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtorë dhe t’i gjykojë sipas ligjit./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Haradinaj i ashpër për mosreagimin e Gërvallës ndaj verdiktit të Speciales: Sepse s’kemi shtet, o vëlla

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar mosreagimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla,...

OVL e UÇK’së thërret protestë gjithpopullore: Të premten në orën 12:00 në Prishtinë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur protestë për nesër, në orën...

Ymeri: Qeveria po fsheh certifikatat e grurit nga Serbia, mbi 1.6 milionë kilogramë kaluan në një muaj

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kritikuar deputetët e VV-së, Armend Mujën dhe Mimoza...