Sissoko: Matuidi e deshi Juven, por PSG ia pamundësoi

PUBLIKUAR

Blaise Matuidi kishte dëshirë të madhe të nënshkruante me Juventusin, po Paris Saint-Germaini e bllokoi transferimin – ka thënë Moussa Sissoko.

Kampioni i Serie A kërkoi shërbimet e 29-vjeçarit, i cili ishte i gatshëm ta pranonte ofertën, por transferimi nuk ndodh për shkak të vendimit të klubit të tij.

Sissoko ishte lidhur vet me një kalim te Bianconerët, por në fund u transferua te Tottenham Hotspur.

“Në Clairefontaine (fusha stërvitore e ekipit të Francës), isha vazhdimisht me të. Mund ta kuptoja se ai donte të largohej dhe donte një sfidë të re”.

“Juventusi interesohej për të, ishte diçka që e entuziazmonte. Mirëpo, fatkeqësisht, PSG ishte kundër largimit të tij”, ka treguar Sissoko. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...