Emërohet zv.kryesuesi i KGjK-së

PUBLIKUAR

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur takimin e radhës, nën kryesinë e kryesuesit, Nehat Idrizi.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës neni 108 pika 7, Ligjin nr.03/L-223, për Këshillin Gjyqësor, neni 6 si dhe Rregulloren mbi organizimin dhe veprimtarinë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, neni 5, pika 4, Këshilli në këtë takim emëroi zëvendës/kryesues të KGJK-së z.Nenad Llazic gjyqtarë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë dhe anëtarë i KGJK- së nga korriku i vitit 2016 i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

“Zgjedhja e zëvendës/kryesuesit të ri është bërë me rastin e përfundimit të mandatit të z.Agim Maliqi i cili ishte zëvendës/kryesues dhe anëtarë i KGjK-së. Këshilli Gjyqësor i Kosovës shqyrtoi edhe disa çështje të tjera me rëndësi nga fushë kompetenca e vet”, thuhet në njoftimin e KGJK-së.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...