Prokuroria Speciale sot prezenton raportin e dytë gjashtëmujor rreth punës së saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ka edhe të tillë që dyshohen për përgjim të paligjshëm, spiunim, dhunë ndaj bartësve të funksioneve të larta shtetërore, shkelje të barazisë qytetare dhe bashkim kriminel në kuadër të aksioneve “Titaniku”, “Tortura”, “Fortesa”, “Transportuesi” dhe “TNT” dhe në rastet që së fundmi i morri Specialja nën kompetencë “Puçi” dhe “Spiuni”.
Në listën e personave të dyshuar janë lideri i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski, ish ministrat Gordana Jankullovska dhe Mile Janakievski, ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, kryetari i Liqenasit të Shqipërisë Edmond Temelko, kryetari i Gazi Babës Toni Trajkovski dhe i Manastirit Vlladimir Taleski.


