Djali që sot është 4-vjeç: I lindur me 470 gramë, ai hodhi poshtë të gjitha parashikimet e mjekëve (Foto)

PUBLIKUAR

Kur ai u lind më 25 maj 2012, ishte sa madhësia e duarve të babait të tij. Gishtat e duarve i kishte të ngjitur, sytë i hapi vetëm 14 ditë pas lindjes. Ai kishte probleme të mushkërive dhe gjakderdhje në tru. Mjekët i parashikuan vetëm disa orë të jetë. Në maj të këtij viti ai i ka bërë katër vjet.

Bëhet fjalë për një fëmijë, me gjasë nga Serbia i cili ka mbijetuar me gjithë vështirësitë e tija shëndetësore, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

d222

Në një rrëfim të tyre në shtëpinë e tij, mediumi serb Blic shkruan se muret dhe raftet rreth banesës janë të mbushur me fotografi të tij dhe artikuj gazetash – lodra në të gjithë banesën – ai ulet në dysheme me nënën e tij dhe të atin me të cilët luajnë – buzëqeshjet e tyre dëgjohen në tërë shtëpinë.

“Vuk, ku je? Vuk?” e pyet nëna e tij, ndërsa ai fsheh fytyrën me duart e tij. Pas disa sekondash, përkul duart e tij dhe me një buzëqeshje thotë “mama”.

Ky djalë ende nuk mund të ecë në mënyrë të pavarur, e vështirë për të parë, por në sajë të përkushtimit të prindërve të tij, ai çdo ditë përparon.

“Këtë vit, mjekët në Itali gjetën se Vuku kishte sulme epileptike disa herë. Gjithashtu, një problem me mushkëritë është ende i pranishëm”, ka shpjeguar për mediat serbe, nëna e tij, Aleksandra Grujiçiq.

Orët e gjata të praktikës janë një pjesë integrale e ditëve të Vukut, përcjell rrëfimin Telegrafi.

“Vuku çdo ditë stërvitet nga rreth gjashtë orë. Vijnë fizioterapisti, terapisti i të folurit, mësues i edukimit special … Por, kur të gjithë mjekët shkojnë, ne merremi me të”, rrëfen nëna Aleksandra.

“Nëse i mbledhim bashkë, rreth tri vite i kemi kaluar nëpër spitale”, shton babai Stojan Grujiçiq.

Megjithatë, djali ende nuk mund të dal në park për të luajtur normalisht me shokët.

“Shpesh ndodh që prindërit u thonë fëmijëve të tyre për të qëndruar larg birit tonë. Kjo na sjell shumë dhimbje, sepse ai është i sëmurë”, rrëfen me dhimbje nëna e tij. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen armë dhe municion në Malishevë

Stacioni Policor në Malishevë, përmes rrugëve operative ka pranuar informata lidhur me posedim të...

Haradinaj i përgjigjet Natyra Kuçit: Nëse ke prit që dikush me dhezë zjarrin e ti t’i frysh, e ke gabim

Pas deklaratës së Natyrë Kuçit në Kosova Live në T7, Nasim Haradinaj ka reaguar...

Natyra Kuçi e ashpër me Nasim Haradinajn: Jo more pse me u qetësu, nuk jemi të qetë jemi të mllefosur, le ta marrë vesh...

Natyra Kuçi ka kritikuar Nasim Haradinajn për qasjen e tij gjatë protestës pas aktgjykimit...