Hyseni dhe ambasadori Walles bisedojnë për terrorizmin

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni priti në takim ambasadorin amerikan Jacob Walles, që aktualisht është këshilltar i lartë në Byronë e Antiterrorizmit në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ministri Hyseni dhe ambasadori Walles zhvilluan një bisedë përmbajtjesore lidhur me fenomenin e ekstremizmit të dhunshëm, luftëtareve të huaj dhe terrorizmit.

Walles vlerësoi lartë punën që kanë bërë organet e rendit në Kosovë në parandalimin e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në konfliktet e huaja.

Në këtë takim u vlerësua lartë bashkëpunimi i shkëlqyeshëm i deritanishëm, po ashtu u bisedua edhe për aspektet e veçanta të bashkëpunimit në të ardhmen midis Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë fushë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...