Të shtëna në Wyoming: Plaku vret një person, pastaj bën vetëvrasje

PUBLIKUAR

Një burrë, 77 vjeçar, ka shtënë mbi tre persona në një kompleks banesash të të moshuarve, ku jetonte edhe ai, duke vrarë një person, para se të vriste veten.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ka ndodhur në Wyoming, SHBA.

Larry Rosenberg – i identifikuar nga departamenti i policisë – u largua pas të shtënave me një pistoletë. Ai vrau veten pasi oficerët iu afruan në një lagje më shumë se një kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Po sipas medieve të huaja, ende nuk dihet motivi i ngjarjes.

“Ai filloi të qëndronte larg të tjerëve, duke u ankuar në lidhje me objektin dhe në lidhje me njerëzit”, tha Margaret Rosso, nëna e së cilës jeton në kompleksin në fjalë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Gucati: Jemi rrahur e gjakosur, ende kemi njerëz në spital, PDK të japë përgjigje për Ligjin për Specialen

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kërkuar përgjigje nga Partia Demokratike e Kosovës lidhur...

Hysni Gucati tregon mesazhin e Jakup Krasniqit nga Haga: “Qëndroni të bashkuar”

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka treguar se të mërkurën ka qëndruar për vizitë...

FSK-ja pjesë e trajnimit ndërkombëtar në Kroaci

Forca e Sigurisë e Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar “Training Based on SOP...