Simiq: Marrëveshja për targat, zgjidhje e mirë

PUBLIKUAR

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq ka thënë  se marrëveshja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për tabelat e automjeteve është një zgjidhje e mirë, e cila iu mundëson qytetarëve të lëvizin lirshëm.

Simiq i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug” se ekipi negociator i Beogradit në bisedimet e djeshme në Bruksel ka parandaluar futjen e reciprocitetit nga ana e Prishtinës më 15 nëntor, transmeton Klan Kosova.

“Unë mendoj se është arritur një marrëveshje e  drejtë dhe mendoj se dialogu nuk ka fitues, dialogu është zgjidhja dhe ekipi  ynë negociator i udhëhequr nga Marko Gjuriq ka gjetur zgjidhje ideale për serbët në Kosovë”, tha Simiq.

Ai përshëndeti përparimin në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se ajo që u arrit të mërkurën në Bruksel lejon shumë më tepër liri të lëvizjes për qytetarët serbë, transmeton Klan Kosova.

Sipas kësaj marrëveshjeje, të dyja shtetet do të përdorin letërngjitëse të bardha për tabelat e automjeteve aplikimi i të cilave do të fillojë më 15 nëntor.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...