Përkujtohet vepra e Dr. Xhelal Mitrovicës

PUBLIKUAR

Me rastin e shënimit të 100 vjetorit të lindjes së atdhetarit dhe intelektualit të shquar, Dr. Xhelal Mitrovica, nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, ka pritur familjarët e tij.

Gjatë këtij takimi, nënkryetari Kamberi fillimisht ka falënderuar profesorin Fazli Hajrizi i cili ka qenë edhe iniciator i organizimit të manifestimit për 100 vjetorin e lindjes së Dr.Xhelal Mitrovica, dhe gatishmërinë e treguar nga ekzekutivi për të mbështetur iniciativa tilla në promovimin e patriotëve dhe atdhetarëve shqiptarë.

Këtë takim morën pjesë edhe vajzat e Dr.Xhelal Mitrovicës dhe djali Dervishi, i cili ndonëse me vite larg atdheut, tregoi se si babai i tyre i ka rritur me tradita shqiptare dhe se në shtëpinë e tyre zakonet e tradita shqiptare asnjëherë nuk kanë munguar.

“Ndonëse të emocionuara, me një shqipe te pastër e cila tingëllonte shumë bukur, vajza Lolita ka falënderuar Komunën e Mitrovicës dhe përpjekjet për të larguar pluhurin i cili ka mbuluar veprat dhe idealin e shumë veprimtarëve shqiptarë, andaj tani ka ardhur koha që të shpalosen meritat dhe kontributi i tyre i cili duhet të jetë edhe udhërrëfyes për gjeneratat e reja”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, nënkryetari Kamberi ka shtuar se si institucione dhe si komunë kanë për obligim që gjeneratave të reja t’u shpalosin folklorin kombëtarë, njerëzit vullnetmirë dhe personalitetet e shquara të çështjes kombëtare.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...