Policia e Kosovës ka njoftuar se në Shkollën Teknike “28 Nëntori” në kryeqytet, gjatë ditës së djeshme është raportuar se i dyshuari mashkull shqiptar ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë, viktimën.
Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas trajtimit mjekësor në QKUK i njëjti është liruar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.


