Grabovci arrin në Prokurorinë Speciale

PUBLIKUAR

Ish-shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka ardhur në Prokurorinë Speciale të Kosovës, pasi të njëjtit i është dërguar ftesa nga organi i akuzës për intervistim, transmeton zeri.info.

Grabovci do të intervistohet në lidhje me hetimet që Prokuroria Speciale po zhvillon ndaj tij.

Prokuroria Speciale ka filluar hetimet ndaj Adem Grabovcit, më datën 26 gusht. Ai është duke u hetuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Hetimet ndaj Adem Grabovcit kanë filluar pas publikimit të përgjimeve telefonike ku Grabovci bashkë me zyrtarë të lartë të PDK-së, dëgjoheshin duke punësuar militant partiak nëpër borde të ndërmarrjeve publike. /Zëri/

22

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...