S’ka para për veteranët

PUBLIKUAR

Sekretari i Ministrisë së Punës e Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyqi, në Ballë për Ballë të Klan Kosovës, ka thënë se qeveria nuk ka para për të mbuluar të gjitha shpenzimet për pensionet e veteranëve të luftës, njofton Klan Kosova.

“Nuk kemi mjete të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet për veteranët. Do të ulemi bashkë me shoqatat e tyre dhe do të gjejmë zgjidhje”.

Ai ka deklaruar se duhet gjetur zgjidhje, pasi numri i madh i veteranëve dhe shuma që duhet paguar rrezikon marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Si ministri mund të them që nuk kemi të holla. Presim udhëzimet e ardhshme që do të vijnë nga qeveria. Kemi pasur shumë takime me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe ata janë shumë insistues që të gjendet një zgjidhje, pasi shuma e madhe që duhet paguar rrezikon marrëveshjen Stand By që kemi me të. Duhet të gjejmë forma të ndryshme, si punësimin e disave e të ngjashme”.

“Vendet të punës nuk kemi identifikuar. Në sektorin publik ato nuk mund të krijohen, sepse është i mbingarkuar. Por duhet shikuar në programe të ndryshme”. /Klankosova/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...