Clinton: S’kam menduar që pneumonia bëhet problem kaq i madh

PUBLIKUAR

Kandidatja demokrate për presidente të SHBA-ve, Hillary Clinton, e ka fshehur diagnozën e pneumonisë nga shumica e stafit. Sipas disa raporteve, vetëm familja dhe disa ndihmës të afërt kanë qenë në dijeni për këtë.

Clinton është diagnostikuar më 9 shtator, por ajo ka vazhduar fushatën. Ekipi i saj është detyruar ta bëjë publike diagnozën të dielën, kur Clinton ka humbur balancën në një shërbim përkujtimor për 11 Shtatorin.

Duke folur në një intervistë për televizionin CNN, Clinton ka thënë se tani ndihet shumë më mirë, transmeton REL.

“Nuk e kam ditur se do të bëhet një problem kaq i madh”, ka thënë Clinton pasi është pyetur se përse nuk e ka bërë publike diagnozën.

Demokratët tani janë të shqetësuar se diganoza e Clintonit do të shfrytëzohet nga kundërshtarët e saj republikanë.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...