Incident në anijen më të madhe në botë, një i vdekur dhe katër të lënduar

PUBLIKUAR

Një person ka vdekur dhe katër të tjerë u plagosën pasi një varkë u shkëput nga anija më e madhe në botë “Harmony of the Seas”.

“Një person ka vdekur dhe katër të plagosur, duke përfshirë edhe dy jetët e të cilëve janë në rrezik”, kanë thënë nga shërbimet e zjarrfikësve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Të pestët thuhet se ishin në varkën e shpëtimit, kur “ajo u shkëput”, aksident i ndodhur në portin francez të Marsejës.

Nuk është e qartë nëse ata ishin duke marrë pjesë në ndonjë stërvitje të sigurisë në atë kohë.

Anija e quajtur “hoteli më i madh në Evropë” ka kushtuar rreth 1 miliard dollarë dhe ka kapacitet prej 6.780 pasagjerësh dhe 2.100 anëtarë të ekuipazhit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...