Edgar Cani është aktivizuar për herë të parë si titullar me Pisan në Serie B për sezonin 2016/2017.
Sulmuesi shtatlartë, i cili kërkon të ringrihet pas disa sezoneve zhgënjyese me skuadra të ndryshme nga Italia në Angli, u preferua nga minuta e parë nga trajneri Gennaro Gattuso në sfidën ndaj Virtus Entellan në udhëtim, takim që përfundoi me rrjeta të paprekura.
Ai ishte gjatë gjithë kohës në udhëheqje të sulmit të toskanëve, por pa mundur të shënojë për skuadrën e tij, transmeton SuperSport.


