Besart Berisha do të luajë për Kosovën ndaj Kroacisë?

PUBLIKUAR

Zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka pranuar se Kroacia është favorite në ndeshjen e dytë në Grupin I, por pret që përfaqësuesja më e re në botë të forcohet me të tjerë yje, mes të cilëve edhe Besart Berisha

 

Një pikë në Finlandë në debutimin kualifikues nuk është rezultat i keq, por 3 pikë në Shkodër do të ishin starti i një feste elektrizuese për tifozët shqiptarë

Edhe pse nuk do të jetë në fushë kombëtarja kuqezi, në stadiumin “Loro Boriçi” do të luajë Kosova kundër Kroacisë, një derbi ballkanas që në FFK pretendojnë ta fitojnë.

Zëvendëspresidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, tha se në debutim u la një përshtypje mjaft e mirë, por këtë herë do të guxojnë më shumë, transmeton Tch.

Numri 2 i futbollit kosovar pranoi se më 6 tetor në “Loro Boriçi”, Kroacia është favorite, por pret që përfaqësuesja më e re në botë të forcohet me të tjerë yje, mes të cilëve Besart Berisha.

Zyrtari i FFK-së, Ademi kërkon mbështetje sa më të madhe nga tifozët shqiptarë, sepse sipas tij, djemve që veshin fanellën e Kosovës iu duhet përkrahje në mënyrë që të motivohen sa më shumë në duelin me kroatët.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...