Hysaj mund të mbetet rezervë te Napoli

PUBLIKUAR

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, ka preferuar që të mbajë në bankën rezervë Elseid Hysajn për sfidën ndaj Palermos duke aktivizuar Christian Maggion, ish-mbrojtësin e përfaqësueses italiane i cili mbeti në hije vitin e kaluar, falë shpërthimit të futbollistit shqiptar.

Por, sipas menaxherit të tij, Massimo Briaschi, kjo situatë do të përsëritet në vazhdimësi, pasi Sarri po planifikon ta aktivizojë italianin më rregullisht, transmeton Panorama Sport.

“Christian edhe një herë ka treguar një profesionalizëm të jashtëzakonshëm dhe një dëshirë të madhe për të vazhduar të luajë si lider. Kjo tregon se edhe Sarri është i gatshëm ta hedhë në fushë, nëse ai vazhdon të jetë në formë të mirë fizike e sportive”.

“Mendoj se mund t’i japë shumë Napolit, ai është zëvendës-kapiteni i skuadrës, ndaj një lojtar i rëndësishëm për programet e klubit. Të gjithë e njohin kush është ai, nuk ka nevojë për fjalë të tjera për ta përshkruar”.

“Gjatë verës kishte interesim nga klube të ndryshme, por fjala e fundit i takonte Napolit dhe klubi vendosi që ta mbante. Christian është shumë i lumtur që vazhdon të veshë këtë fanellë dhe do të ketë mundësinë ta bëjë edhe në vazhdim”, ka deklaruar agjenti i mbrojtësit të djathtë.

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...