Ivanov: Amanetin që na la Shën Tereza ta përdorim si model për bashkëjetesë në Maqedoni

PUBLIKUAR

Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov e ka përdoru figurën e Nënë Terezës duke thënë se modeli i saj duhet të përdoret edhe në Maqedoni për të garantuar mirëkuptim në bashkëjetesën brenda Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ivanov këtë thirrje e bëri në meshën e organizuar në Shkup në nder të Shën Terezës.

”Në vend që ta përdorim politikish emrin e sajë për politika ditore se kush ka qenë dhe nga e ka prejardhjen, ne duhet ta përdorim modelin e saj si shembull edhe në Maqedoni, për të bërë gjëra të mëdha me shumë dashuri. Për këtë ne nuk duhet të shkojmë deri në fund të botës por duhet të veprojmë këtu, në Maqedoninë tonë të përbashkët. Po të na kishte parë kështu të ndarë politikisht do të kërkonte nga ne që mos konfrontohemi dhe të mos zihemi, por duhet të falim njëri tjetrin dhe të qetësohemi në mes vete” tha Ivanov në meshën e sotme./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...