Enigma e Gjirit të Lalëzit: Historia e masakrimit të biznesmenit

PUBLIKUAR

Një biznesmen me shtetësi amerikane dhe kombësi libaneze, Fadi Mitri, u dhunua një ditë më parë në rrugën e Rinasit nga persona ende të paidentifikuar.

Pasi u masakrua me shkop bejsbolli, personat e kërcënuan që të largohet nga Shqipëria.

“Ik ose ndërprit punimet”, i thanë ata.

Policia thotë se ka nisur punën për kapjen e autorëve, që lëviznin me një mjet Touareg me targa të huaja.

Biznesmeni është dërguar për mjekim në një spital privat në Tiranë, ku është vizituar nga disa ministra, si Ilir Beqja dhe Milva Ikonomi.

Por kush është Mitri?

Ai është administrator i një kompanie që do të investojë 180 milionë euro për një resort në Gjirin e Lalëzit.

Investimi gjigant i Omnix Albania ka për pronar një investitor të fuqishëm nga Katari, të quajtur Jamal Abdulsalam Abu Issa.

Leja për projektin është dhënë në vitin 2013 nga qeveria e Sali Berishës.

E përditshmja Dita shkruan se Gjiri i Lalëzit po vazhdon të ‘hajë’ koka njerëzish, duke iu referuar edhe vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Sipas gazetës, Konomi u vra pikërisht për një konflikt pronësie në këtë zonë.

Gazeta shkruan se vetë Mitri është në një çështje gjyqësore për resortin e tij, në lidhje me pronësinë e tokës.

Pronari i një restoranti thuhet se pretendon se është pronar i tokës, për të cilën është vendosur duke theksuar se ajo është pronë e shtetit.

Vendimi është marrë një ditë më parë nga Gjykata e Durrësit dhe gazeta thotë se ka qenë kundër Mitrit dhe kompanisë së tij. /mapo.al/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...