Komuna: Nuk gabuam ne, por gazeta “ Koha Ditore”

PUBLIKUAR

komuna-Lipjan

Komuna e Lipjanit nëpërmjet një reagimi ka arsyetuar për opinionin publik se gabimet teknike nuk janë lëshuar nga ta por nga gazeta “Koha Ditore”

Reagim

“ Oferta” e publikuar në të përditshmen “ Koha Ditore” me datën 08.09.2014, në lidhje me ekskursionin për maturantët e Komunës së Lipjanit, ku në këtë rast, Shkollat e Mesme, kanë dërguar ofertat e tyre për publikim dhe informim të përzgjedhjes së kompanisë për transport të nxënësve, në ekskursionin për Shqipëri, ka hasur në disa lëshime teknike. Këto lëshime teknike janë bërë nga gazeta “ Koha Ditore”, ku sipas tyre programi nuk e ka njohur shkronjën “ë”. ( Kjo mund të vërehet edhe nga dokumenti i publikuar). Në bazë të udhëzimit administrativë, nr 18/2014, neni 11, paragrafi 2.13 ofertat për shëtitje ( ekskursion), jashtë vendit, i shpallin shkollat përgjegjëse, e jo Drejtoria e Arsimit-Lipjan. Në këtë rast, duam që ta informojmë publikun e gjerë, se njëjtë është vepruar në Shkollat e Mesme,ku ato bashkërisht kanë shpallur ofertën, ndërsa DKA në Lipjan, ka dhënë vetëm pëlqimin. Më poshtë mund ta gjeni dokumentin origjinal të dërguar ; Zyra për Informim, Komuna e Lipjanit 09.09.2014

Untitledasda

SHIKO MË SHUMË

Abdixhiku, Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet tuaja, i pranoj menjëherë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj kërkesave...

LDK në Lipjan kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, pas mbledhjes së mbajtur së bashku me...

Vdes i riju Hafir Maka, ngushëllohet familja

Ka vdekur Hafir Lulzim Maka, pas një aksidenti në trafik. Me këtë rast KBI-Lipjan ka...