Alepo është në “kulmin e tmerrit”

PUBLIKUAR

Furnizimet me lëndë djegëse në Alepo mund të mbarojnë brenda ditësh, paralajmëroi i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Sirinë, Staffan de Mistura.

Luftimet midis ushtrisë siriane dhe rebelëve në Alepo – qytet ku jetojnë 250,000 njerëz – janë përshkallëzuar rëndë.

Mistura tha se mungesat e ushqimeve dhe ujit atje e kanë bërë situatën edhe më serioze.

Ai tha se marrëveshja për një zgjidhje politike të konfliktit mund të bëjë ndryshime të mëdha në Siri.

“Brenda disa ditëve, Alepo mund të mbetet në terr, sepse nuk ka lëndë djegëse, ka problem me ujin”, tha Mistura të premten.

Shefi për çështje humanitare i OKB-së, Stephen O’Brien, i tha BBC-së se kushtet në Alepo janë “të tmerrshme”. “Pjesa lindore e Alepos është në kulmin e tmerrit”, tha ai. /rel/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...