Vrasja në Rrëshen, klienti tregon tmerrin: “Maska” na drejtoi armën dhe tha “s’kam punë me ju”

PUBLIKUAR

Klientët që janë ndodhur dje në lokalin ku ndodhi ekzekutimi i Saimir Jakut në Rreshen kanë mbetur të terrorizuar nga ajo që kanë parë.

Njeri prej tyre, F.GJ. tregon atë që ndodhi.

“Ishte një Benz” që ndaloi para lokalit. Veranda dhe tavolinat jashtë ishin me njerëz, pasi në atë orar ka shumë frekuentim. Pamë një person me maskë që doli nga makina dhe të gjithë klientët tentuan të largoheshin. Por ai na drejtoi armën që ne të zmbrapseshim sepse kjo do të krijonte rrëmujë. Na tha të qëndronim në vend, pasi nuk kishte punë me ne dhe më pas qëlloi në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Saimir Jaku dhe Gjergj Prenga.

LEXO:  Historia e gjakmarrjes për motrën, ekstradohet i dënuari me 25 vite burg

Kemi parë tmerr me sy. Sajmiri ra menjëhërë në tokë. Ishte e kotë t’i jepej ndihma, pasi ai kishte vdekur. Plumbat kishin prekur edhe Gjergjin, por fatmirësisht ai nuk ishte rëndë. E transportuan menjëherë në spital./Panorama

SHIKO MË SHUMË

Bedri Hamza për vdekjen e Flora Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekes,...

Vdes Flora Brovina

Flora Brovina është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare. Ajo ishte mjeke pediatre, poete...

Sot mbahet seanca gjyqësore në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet në mungesë gjykimi ndaj 53...