Limaj: S’i ndërroj telefonat çdo dy javë

PUBLIKUAR

Kreu i Nismës për Kosovës, Fatmir Limaj, ka deklaruar se cila ka qenë arsyeja e mos bashkëngjitjes në protesta me Vetëvendosjen.

Në emisionin ‘Argument Plus’ në RTV21, ai ka thënë se Nisma dhe AAK kanë bërë protesta masive më herët dhe se është dhënë mesazhi i duhur për problemet e Kosovës.

“E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet e parakohshme dhe këto do të tregoheshin me vota të qytetarëve”, ka thënë Limaj, i cili nuk ka dashur të flas për aferën ‘Pronto’.

“Mendoj që më mirë është të pyeten drejtuesit. Nuk mund të them asgjë”, ka thënë Limaj, i cili reagon ndaj lajmit të dhënë nga gazetari i Insajderit se nuk ka mundur të përgjohet pasi i ka ndërruar shpesh telefonat celularë.

“Ai që ka thënë se i ndërroj telefonat çdo dy javë, ka pasë informatë të gabuar. Dy numra i kam pasë të njëjtë, për 4-5 vite”, ka thënë Limaj.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...