Cana tregon arsyen pse u largua, flet edhe për Kosovën

PUBLIKUAR

Loriku luftarak i fushës, patriot i madh jashtë saj, kapiteni i dashur i kuqezinjve, nuk mund të ikë nga kombëtarja pa sqaruar me detaje arsyet që e bënë të tërhiqej pas 13 vitesh.

Krahas statusit të lamtumirës, Cana do t’i tregojë të gjitha arsyet dhe planet për të ardhmen sot një intervistë ekskluzive për gazetaren Fjodora Fjora, në News24. “Në 14 vite s’kam pas asnjëherë pushim. Nuk preferoj të rri në një vend dhe të mos luaj. Po i jap kohën trupit tim që të rikuperohem”, ka thënë ai.

Cana jep mendimin e tij edhe për ikjen e futbollistëve të Kombëtares së Shqipërisë tek ajo e Kosovës, dhe preferencat e tij për kombëtaren shqiptare.

“Kam mbështet sportin në Kosovë, kam dashur të thyhet heshtja e izolimit të sportit në Kosovë. Njohja e tij është gjëja më fantastike. Kam qenë i mendimit se elita të rrijë tek kombëtarja, përfaqësuesja e Kosovës të përfaqësohet me futbollistë jo kaq elitarë”.

Futbollisti shprehu keqardhjen për disa publikime në media, që flisnin për dëmtimet e tij, shkruan Panorama.

“Është vendim personal, mund të kuptohet se në kaq shumë vite futboll, mund të kesh probleme të ndryshme. Disa njerëz e shfrytëzojnë këtë duke mos menduar pasojat për një njeri”.

Për të gjithë ata që një ditë duan ta shohin ndoshta si trajner të Kombëtares, Cana e lë të hapur mundësinë. Ai thotë se do të jetë i angazhuar jashtë, ose brenda fushës.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...