Kadrijaj: Së shpejti do të ketë deficit të kuadrove mjekësore

PUBLIKUAR

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka shkruar në Facebook lidhur me mos pagesën e specializimit, duke thënë se Kosova – nëse vazhdohet kështu – së shpejti do të ketë deficit të kuadrove mjekësore. Sipas saj, kjo bartë më vete rrezikun e kolapsit total të sistemit edhe ashtu të “kalbur” shëndetësor.

“Pagat për specializant, me shumë së premtim po del se është mashtrim.

Edhe përkundër që disa ditë më parë, lexuam e ndëgjuam se si, me aq pompozitet disa eksponentë të qeverisë dhe kuvendit, krrekoseshin se u gjetë zgjidhja për specializantët e mjeksisë, kjo tani po del se është një mashtrim i maskuar për të fituar, kohë disa, e disa të tjerë poena politik.

Qindra specializant vazhdojnë të mbesin më vetëfinancim, edhe përkundër se kushtet ekonomike të tyre janë të rënduara dhe nuk është aspak e lehtë që të shkollohesh dhe në të njëjtën kohë të punosh pa shpërblim nga shteti.

Kjo lojë e qeverisë, me “mantillbardhët” në ardhje, po i shtynë ata që të lëshojnë Kosovën dhe të kërkojnë në vendet përendimore, që të realizojnë vetën shumë më leht dhe shumë më mirë.

Kosova, nësë vazhdohet kështu, së shpejti do të ketë deficit të kuadrove mjekësore, e kjo bartë më vete rrezikun e kolapsit total të sistemit edhe ashtu të “kalbur” shëndetësorë.

Ministër, duke qenë se jeni edhe vetë mjek, me profesion, ju do të duhej që më së miri ta kuptonit ketë situatë dhe të ndërhyni më urgjencë për të ofruar zgjidhje të qendrueshmë e të përhershme për djemtë e vajzat që do të jenë “gardiani” i shëndetit të qytetarëve” (sic.), ka shkruar ajo. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Sot mbahet seanca gjyqësore në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet në mungesë gjykimi ndaj 53...

Tentoi të hynte ilegalisht në Kosovë, arrestohet një shtetas i huaj në Han të Elezit

Një shtetas i huaj është arrestuar në Han të Elezit pasi dyshohet se ka...

Specialja po interesohet për pasurinë e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës po interesohen për pasurinë e Hashim Thaçit,...