Protestojnë mësimdhënësit në Turqi: Dhjetëra të arrestuar (Foto)

PUBLIKUAR

Policia turke ka arrestuar dhjetëra persona dhe ka përdorur topa me ujë për t’i shpërndarë qindra mësimdhënës që po protestonin kudër suspendimit në qytetin kryesisht kurd, Diyarbakir.

 

Rrahjet shpërthyen kur policia filloi ta kthejë mbrapa turmën që po brohoriste “Krahë për krahë kundër fashizmit”, pasi autoritetet turke suspenduan më shumë së 11.000 dje nën dyshimin se ata kanë lidhje me militantët kurdë, përcjell Express.

Ndërsa edhe 418 mësimdhënës të tjerë janë suspenduar nga detyra sot në provincën kryesisht kurde, Tunceli.

Disa qindra mësimdhënës u mblodhën përball ndërtesës së ministrisë së Arsimit në këtë provincë, për të protestuar.

Shefi i Unionit Provincial të Arsimit “Egitim-Sen”, Suleyman Guler, ka thënë për Reuters: “Nuk është e mundur ta pranojmë këtë vendim.”

Edhe Guler është suspenduar nga puna./Express/

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...