Gjermania i shpallë luftë “shitjes së terminëve” në ambasadën e saj në Kosovë

PUBLIKUAR

Qeveria gjermane së shpejti do të aplikojë një sistem të ri të rezervimeve, pasi që dyshohet për shitjen ilegale të terminëve për aplikimin e vizave në ambasadat gjermane në disa shtete.

Kjo iniciativë ka ardhur pas një raporti nga ana e rrjetit editorial të Gjermanisë (RND). Për këtë, Ministria e Jashtme është duke punuar për një sistem të ri të rezervimeve, i cili do të sigurojë “shfrytëzimin optimal të kapaciteteve përpunuese dhe uljen e rolit të zyrave të dyshimta të vizave”, thuhet në një përgjigje të Qeverisë gjermane, raporton bild.de.

Sistemi është ende në ndërtim e sipër dhe duhet të futet në funksion pas fazës së testimit.

Raportohet se në ambasadat dhe konsullatat në Turqi, Liban dhe Kosovë, për të bërë një kërkesë për vizë gjermane, për shkak të shitjeve të terminëve, njerëzit duhet të presin me muaj të tërë, njofton albinfo.ch.

Vetëm në Liban për të dorëzuar kërkesën për vizë pritjet janë deri në 15 muaj.

Këto vonesa të terminëve bëjnë të mundur shitjen dhe stërshitjen e terminëve për shuma të mëdha parash. /albinfo.ch/

SHIKO MË SHUMË

Sot mbahet seanca gjyqësore në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës

Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet në mungesë gjykimi ndaj 53...

Tentoi të hynte ilegalisht në Kosovë, arrestohet një shtetas i huaj në Han të Elezit

Një shtetas i huaj është arrestuar në Han të Elezit pasi dyshohet se ka...

Specialja po interesohet për pasurinë e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Zyrtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës po interesohen për pasurinë e Hashim Thaçit,...