Austriakët kërcënojnë Kosovën për mospagesën e borxhit të pasaportave

PUBLIKUAR

“Shtypshkronja e Shtetit Austriak” njoftoi sot rreth veprimeve ligjore, të cilat pritet që do t’i ndërmerr ndaj autoriteteve kosovare për shkak të mosrespektimit të vendimit të gjykatës së arbitrazhit rreth kompensimit të prodhimit të pasaportave biometrike, shkruan Tanjug.

Në fund të korrikut, kompania austriake e ka fituar betejën gjyqësore para Gjykatës Ndërkombëtare Ekonomike të Parisit, ndërsa Kosova është dënuar që ta paguajë kompensimin në shumën prej 4.996 milionë euro, së bashku me shpenzimet gjyqësore, transmeton Klan Kosova.

Në vitin 2013, kjo shtypshkronjë kishte paraqitur ankesë kundër Republikës së Kosovës për shkak të anulimit të hershëm të marrëveshjes. Kundër këtij vendimi të arbitrazhit Kosova nuk ka asnjë mundësi për ankesë dhe kishte një afat prej 14 ditësh për ta paguar shumën e caktuar.

Sipas shtypshkronjës austriake, deri më tani Kosova ka refuzuar ta bëjë pagesën e caktuar, shkruan Tanjug. Për këtë shkak ata kanë thënë se do t’i ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm deri tek arritja e kërkesës.

Në fakt, në një deklaratë të mëhershme për shtyp, kjo kompani ka kërcënuar edhe me masa të konfiskimit të aseteve të Kosovës jashtë vendit.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...