Abdullahu: Kur të na ndizet drita kuqe për në BE, vizat dhe FAK-u as që do të na kujtohen

PUBLIKUAR

Faton Abdullahu, këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa ka vlerësuar se pajtimi i opozitës me pozitën sa i përket çështjes së demarkacionit mund të sjell humbje të pariparueshme për vendin.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se kur të humbet mundësia e Kosovës për integrimeve evropiane, transformimi i FSK-së dhe vizat as që do të na bien ndërmend.

Lexoni postimin e plotë të Abdullahut:

Pajtimi për demarkacionin që mund ta na sjell humbje të pariparueshme

Nëse do të pajtohemi pozitë dhe opozitë për demarkacionin, ashtu sikur pretendon opozita, tek atëherë do të shohim çka do të humb Kosova, tek atëherë do të shohim çka do të thotë mospajtimi.

Mospajtim dhe humbje e shansit për vazhdim të normalizimit të marrëdhënieve me Malin e Zi vend i cili pas Serbisë e ka potencialin përbrenda për të qenë kundër nesh dhe këtë në të ardhmen mund ta bëj deri në tërheqjen e njohjes së pavarësisë.

Mospajtim deri në humbjen e shansit për integrime evropiane, sepse në rrugëtimin tonë për në BE, do të na ndezet drita e kuqe.

Mospajtim me SHBA-t duke fituar logjika kryeneçe opozitare se ne ‘populli i përvuajtur i një vendi të vogël’ mund ta kemi mirë dhe jo SHBA-t, që do të mund të vazhdohet ngjashëm edhe për ‘Asociacionin’ edhe për procese tjera. Humbje e mundësisë që si shtet i ri ta ndihmojmë tutje procesin e forcimit dhe konsolidimit të pranisë politiko-ushtarake të NATO-s në Ballkan. Transformimi i FSK-së dhe Vizat as që do të na bien në mend.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...