PDK ende s’ka diskutuar për pasardhësin e Çollakut

PUBLIKUAR

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka vendosur se kush do të jetë pasardhësi i Bekim Çollakut në Ministrinë e Integrimeve Evropiane.

Basri Musmurati, sekretar i PDK-së, ka thënë për lajmi.net se kjo çështje as që është diskutuar në parti pasi nuk ka shumë ditë që Çollaku e ka bërë të ditur vendimin për  të qenë pjesë e kabinetit të presidentit Thaçi.

“Ne ende nuk e kemi diskutuar këtë çështje, pasi  ka pak kohë që Çollaku e ka bërë të ditur këtë lajm. Ne ende nuk kemi marr as njoftim zyrtar dhe nuk pritet që të diskutohet në një periudhë të afërt”, ka thënë Musmurati për lajmi.net.

Bekim Çollaku ditë më parë ka bërë të ditur për media se do ta lë postin e ministrit të Integrimeve Evropiane për të kaluar në Presidencë.

Çollaku ka qenë pjesë e kabinetit të Hashim Thaçit, në kohën kur presidenti aktual ka qenë kryeministër i vendit.

SHIKO MË SHUMË

Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar

Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i dyshuari,...

Aleanca kritikon Qeverinë Kurti: Po e përmbyllni javën me shkelje e skandale

Aleanca, partia që tashmë e drejton nga Ardian Gjini, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës...

Presidenti i Malit të Zi i dërgon letër urimi presidentes Shiroka Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga presidenti i...